(Dëgjojeni)/ “Pela dhe ujku” – përralla e parë me zë e shqipes së folur

(Dëgjojeni)/ “Pela dhe ujku” – përralla e parë me zë e shqipes së folur

Dijetarët që u morën me studimin e historisë dhe gjuhës shqipe në botën gjermanofone, nuk ishin të paktë. Vlen të veçojmë këtu shkenctarë të shquar, si: J. Georg von Hahn (1811-1869), Fr. Mikolosich (1813-1891), G. Meyer (1850-1900), etj. të cilët janë marrë me gjuhën shqipe drejtpërdrejt dhe vazhdimisht, duke dhe krijuar një traditë në studimin e gjuhës sonë. Norbert Jokli e zhvilloi më tej këtë traditë dhe me plot gojën, qe përfaquesi më eminent në radhën e këtyre studiuesve. Ai pati krijuar një bibliotekë albanologjie dhe indogjermanistike me rreth 3.000 ekzemplarë, libra të cilët donte t’ia dhuronte Shqipërisë. Por, dëshira e tij nuk përmbushet, pasi arrestohet në Vjenë dhe dërgohet në një kamp përqendrimi në Rigë, Letoni, ku edhe vdes më 1942. Sipas studiuesit Robert...