Debat për ligjin e librit, autorët kërkojnë formalizim të tregut dhe mbrojtje të interesave të tyre

Debat për ligjin e librit, autorët kërkojnë formalizim të tregut dhe mbrojtje të interesave të tyre

Nga Julia Vrapi Mungesa e transparencës dhe informaliteti i tregut të librit janë ndër problemet, që shqetësojnë autorët. Debat për ligjin e librit, ku ata kërkojnë që të vendosen rregulla të qarta për tregun e librit në vend, duke formalizuar procesin e shpërndarjes dhe shitjes. Për shkrimtarët shqiptarë dhe librarë, tregu informal pengon zhvillimin e letërsisë shqipe, ku ka krijuar dhe anomalitete ekonomike që e bëjnë të vështirë mbijetesën e librave si produkt tregtar. Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën zhvilloi një ditë më parë seancë dëgjimore për diskutimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9616, datë 27.9.2006, “Për librin në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, Këshilli i Ministrave, 29.9. 2025, me përfaqësues të autorëve dhe librarëve, ku u trajtuan një sërë...