Cirku Kombëtar thirrje publike për projekte artistike, aplikimet deri në 16 shkurt

Cirku Kombëtar thirrje publike për projekte artistike, aplikimet deri në 16 shkurt

Cirku Kombëtar shpalli këto ditë janari thirrjen publike për paraqitjen e projekteve të reja artistike, për periudhën mars- dhjetor 2026. Kjo thirrje synon të mbështesë krijimtarinë bashkëkohore në artin e cirkut dhe artin skenik, duke inkurajuar ide origjinale dhe ndërthurjen e cirkut me disiplina të tjera skenike. Sipas njoftimit, fokusi i projekteve: Shfaqje akrobatike me përfshirjen e 7 profileve artistike të Cirkut Kombëtar; Skenografi e lëvizshme, e çmontueshme dhe e përshtatshme për transport; Projekte të realizueshme teknikisht dhe artistikisht nga trupa e Cirkut Kombëtar; Karakter origjinal dhe krijimtari autentike. Tema të tilla si: elemente të natyrës; përralla dhe mite; tema sociale dhe edukative; folklor dhe trashëgimi kulturore; tematika bashkëkohore / dokumentar skenik. Dosja e projektit duhet të përmbajë: skenarin e plotë të shfaqjes, konceptin regjisorial,...