Cikël poetik nga Sadedin Mezuraj: Kur ishim bashkë…
Ju ftojmë të lexoni një cikël poetik nga Sadedin Mezuraj: Kur ishim bashkë Ti e di që mund ta kishim bërë më bukur.Jo se nuk donim,as se nuk provuam. Dashuria na gjeti të zbuluar,si një pemë e vetmenë majë nje kodrekur qielli shkarkon mbi tërrufe zjarri. Askush nuk di nga vjen shigjeta.Dashuria nuk punonme parashikime sinoptikanësh. Ne ecnim të verbër,si një ushtri pushtuesepa pararojë.Ne nuk e njohim gjuhën e meteorëve. Njohim vetëm tokën nën këmbë,pluhurin,etjen për ujëdhe dritën që na verbonpër një çast. Recetat nuk vlejnë.Manualet shërbejnë për riparuesit e motorëve,jo për trupin që dridhetkur nata çahetnga thikat e dritës. Ti e di:atë udhëtim së bashku mund ta kishim bërë më të bukur,pa orë,pa plan,të qëndronim pak më gjatëmes verbimit dhe shpresës,mes asaj që digjtedhe asaj...
Burimi:
kultplus.com