Ç’bën moj ti aty përposh, Laj fustanin e tim zot, herë me ujë, herë me lot (VIDEO)
Ç’bën moj ti aty përposh? Në këngë populli ka shprehur gjendjen e tij shpirtërore, e gëzueshme e ekzekutuar në dasma, e trishtueshme nga humbja e bijve të vet trima në luftë për atdheun, drejtësinë apo kurbetin. NGA AGRON DORACI Të shumta janë këngët labe, e shumëllojshme përmbajtja e tyre. Po shprehemi për një këngë lirike të Gjirokastrës, që më duket një kryevepër. Kryevepër në fjalë, që shprehin një gjendje shpirtërore të ngarkuar, me fjalë të dala nga një shpirt me plagë të rënda, shoqëruar me një melodi që rrjedh nga tinguj të harmonizuar, që prekin thellë çdo zëmër njeriu sado indiferente qoftë me muzikën. Për një periudhë mijëravjeçare nën pushtim të huaj, të vetmet punë për të riun shqiptar ishin, çoban dhe ushtar jashtë atdheut....
Burimi:
kultplus.com