Çarls Dikens, shkrimtari i obsesionuar pas burgjeve
Obsesioni që Dikensi kishte për burgjet, shfaqet që në romanin e tij të parë, duke e shoqëruar përgjatë viteve. Në shkurt të vitit 1824, Çarls Dikensi asistoi i dëshpëruar në arrestimin e të atit, për borxhe, dhe u dërgua në burgun Marshalseas, në jug të Thames, në Londër. “Në të vërtetë, asokohe kujtova, – i tha Dikensi shokut dhe biografit të tij, John Forster, – se ma copëtuan zemrën”. S’kaloi shumë dhe babait iu bashkua në Marshalsea edhe nëna e Dikensit, me motrat e vëllezërit, ndërsa Dikensi, tërë mllef punonte për të fituar para në një fabrikë. Edhe pse i ati do lirohej brenda disa muajsh, Dikensi nuk do ta fshinte kurrë nga mendja kujtimin e burgosjes së familjes. Në biografinë e vitit 2011, Claire...
Burimi:
kultplus.com