Carlos Fuentes: Llojet e dashurisë

Carlos Fuentes: Llojet e dashurisë

Nga Carlos FuentesNë Jukatan (Yucatán), ujët nuk duket kurrë. Rrjedh nën tokë, poshtë një manteli të brishtë dheu dhe guri gëlqeror. Herë-herë, kjo shtrojë delikate jukatanase shfaqet me disa sy uji apo me pellgje uji – puset shpellore – që dëshmojnë ekzistencën e rrymave të nëndheshme misterioze. Besoj se dashuria është si lumenjtë e fshehtë dhe burimet e papandehshëm të Jukatanit. Jetët tona ngjajnë shpesh me humnerat e thella, të cilave nuk do t’u gjendej fundi, nëse në shtratin e zbrazëtisë së tyre nuk do të rridhte një lumë, i qetë e ndonjëherë i lundrueshëm, mundet i rrëmbyer, i gjerë ose i ngushtë, por gjithmonë përqafim uji që nuk na lë të zhdukemi përgjithmonë në hapësirën e asgjësë. Mundësia dhe rreziku i të shpresuarit në...