Çapajev Gjokutaj: Të moshuarit dikur çmoheshin më shumë, por kjo nuk është thjesht punë ndjenjash
Çapajev Gjokutaj Nga Çapajev Gjokutaj Kur e sheh me kujdes të rezulton se pleqtë e dikurshëm respektoheshin shumë më tepër sesa të sotmit, por ky ndryshim nuk vjen ngaqë tani njerëzit dhe shoqëria janë bërë më pak të ndjeshëm e më cinikë. Ky ndryshim vlerësimi vjen si pasojë e një vargu ndryshimesh të tjera të natyrës historike, demografike, ekonomike etj. Shumica e të moshuarve të sotëm janë 80 – 90 vjeçarë, dikur shumica ishin në të 60-at, se jetëgjatësia ishte më e shkurtër. Vetkuptohet që mes 80-90 vjeçarëve gjen me shumicë pleq e plaka të pamundur, madje edhe të lehtësuar e të rrjedhur. Njerëzillëku e do që edhe këta t’i shohësh me dhembshuri, por vështirë të të ngjallin respekt e të shërbejnë si model, pa...
Burimi:
kultplus.com