Buzëqesh… se kur të kesh vdekur, s’ke për të buzëqeshur më…
Nga Ilia Madi I thashë: Buzëqesh!Ai tha: Qielli është i zymtë dhe i vrenjtur, medet.Unë: Buzëqesh gjithsesi! Mjaft vrenjtje në qiell!Ai tha: Rinia më la shëndenë.Unë: Buzëqesh! Hidhërimi nuk do ta kthejë dot rininë tënde të bjerrë.Ai tha: Ajo, që ishte qielli im në dashuri, ma molisi shpirtin; dashurinë ma bëri skëterrë. Tradhtoi premtimet, pasi zemrën e bëra pronë të sajën. Si të buzëqesh, pra?Unë: Buzëqesh! Shijo ditën dhe natën! Nëse u zhyte në plagën që të ka shkaktuar, e gjithë jeta do të kalojë në vuajtje.Ai tha: Tregtia është në trazirë të pa cep, si ai udhëtari që etja sa s’po e vret, ose vasha me tuberkuloz që ka nevojë për gjak dhe e pështyn jetën kur gulçon sadopak.Unë: Buzëqesh! Nuk ia solle ti...
Burimi:
kultplus.com