Buqetë poetike nga Xhevahir Spahiu: Shembja e një nate dashurie!

Buqetë poetike nga Xhevahir Spahiu: Shembja e një nate dashurie!

Xhevahir Spahiu Ju ftojmë të lexoni disa nga poezitë më të njohura nga Xhevahir Spahiu: KOKA IME, ÇUDITEM ME TY Koka ime,çuditem me ty. S’t’u shurdhuan ata veshë?S’t’u verbuan ata sy? Si të mban qafë e hollë?je mbi shpatulla ende?S’u mërzite aty? Koka ime,çuditem me ty. Të të merrja në duartë t’i prekja pak okët,ballin bërë për plumba; Të të rrokja nën sqetull,gurë e drurë të këndonin:shkon njeriu kokëprerë. Në një këngë të moçmekjo ka ndodhur njëherë. Po ti prapë si mushkamizorisht rri aty. Koka ime,çuditem me ty.  I THANË FJALËS: TANI JE E LIRË… I thanë fjalës: tani je e lirë.Po fjala s’kish fuqi t’u thosh: nuk më duhet.E ç’më duhetkur s’u thashë atëherë kur duhet?!Kam mbetur pa krahë,kam mbetur pa qiell,jam jetë pa...