Buqetë me poezi të Pano Taçit: Duart që m’i puthte nëna…

Buqetë me poezi të Pano Taçit: Duart që m’i puthte nëna…

Pano Taçi është një nga penat më të veçanta krijuese në letërsinë shqipe, i njohur sidomos për flakën erotike brenda poezive të tij.Kemi zgjedhur disa nga poezitë më të dashura të lexuesve për ta kujtuar figurën e tij: Dua të di cili jam me kaq plagë në gji… Kërkoj veten që s’e kam.A ma pa njeri?Dua të di cili jamme kaq plagë në gji. Kërkoj veten, bëj ta gjejThomëni, kush ma pa?Dhe n’e gjej, me dhëmbë e brrej.Brengat mua m’i la. Kërkoj veten ku më humbi,në ç’udhë pa krye?Pa veten do më marrë lumiPa veten jam hije. Ajo dhe unë Të shkoj, s’guxoj se mund ta shoh,ajo më pret, ç’të bëj nuk di.Nuk di, nëse do mund ta njoh,s’është më ajo, s’jam më ai. Ne...