Bota arbëreshe si dëshmi e identitetit të shqiptarëve në hapësirën kulturore evropiane

Bota arbëreshe si dëshmi e identitetit të shqiptarëve në hapësirën kulturore evropiane

– Prej De Radës tek akademikët Françesko Altimari dhe Matteo Mandala Nga Luan Rama Në historinë e kombeve evropiane, rrallë gjendet një dëshmi kaq e gjallë, kaq e qëndrueshme dhe kaq e vetëdijshme për rrënjët e saj sa bota arbëreshe. E lindur nga dhimbja e mërgimit dhe e formësuar nga forca e kujtesës, ajo përbën një testament kulturor. Në teoritë moderne, identiteti nuk shihet më si esencë e pandryshueshme. Ai është ndërtim historik. Benedikt Anderson (1936-2015), e përkufizon kombin si “komunitet të imagjinuar”. (“Imagined Communities”, 1993, është libri i tij më i njohur). Kjo nuk do të thotë imagjinar në kuptimin e rremë, por i ndërtuar përmes gjuhës, narrativës dhe simbolikës së përbashkët. Arbëreshët ndërtuan pikërisht këtë. Ata nuk kishin shtet, por kishin tekst. Nuk...