Besimtarët ortodoksë festojnë ditën e ‘Ujit të Bekuar’ në Fier, kryqi kapet sërish nga 18-vjeçari
Besimtarët ortodoks në qytetin e Fierit kanë festuar sot Ditën e Ujit të Bekuar. Kisha e Shën Gjergjit organizoi si çdo vit hedhjen e kryqit në ujë, një ceremoni tradicionale që përkujton pagëzimin e Jezus Krishtit në lumin Jordan. Procesioni ka nisur me meshën në kishë, dhe më pas besimtarët, së bashku me qytetarët e tjerë, janë drejtuar në shatërvanin e Sheshit Europa. Atje, si pjesë e ritualit, ka ndodhur hedhja e kryqit në ujë, ku disa të rinj, megjithë temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut, janë hedhur në ujë për të marrë kryqin dhe trofeun që i jepet fituesit. Për të dytin vit radhazi, 18-vjeçari Samuel Kola nga Roskoveci ka nxjerrë kryqin nga uji, duke e dorëzuar atë te Metropoliti At Nikolla, i...
Burimi:
gijotina.com