Bëri histori në Venecia/ Flet Mario Banushi, regjisori shqiptar që fitoi “Luanin e Argjendtë”
Një lajm historik për artin shqiptar: Mario Banushi fiton “Luanin e Argjendtë” në Bienalen e Venecias. 27-vjeçari triumfoi në Festivalin e 54-të Ndërkombëtar të Teatrit, duke u bërë regjisori më i ri në historinë e Bienales që nderohet me këtë çmim prestigjioz. Vlerësimi i Këshillit të Administrimit të Bienales erdhi për gjuhën e tij teatrale unike, thellësisht vizuale dhe joverbale.Veprat e Banushit shpalosin rrëfime autobiografike mbi humbjen, mungesën, familjen dhe kujtesën. Shfaqjet e tij janë prezantuar në Nju-Jork, Londër, Berlin, Milano, Vjenë, Montreal dhe Taipei.I rritur mes Shqipërisë dhe Greqisë, ai ka studiuar aktrim në Athinë dhe që herët ka ndërtuar një identitet artistik të veçantë. Vepra “Mirupafshim, Lindita”, e lindur nga një tragjedi personale, u kthye në kryevepër skenike dhe sukses ndërkombëtar. Në lidhje...
Burimi:
kultplus.com