Bejtexhiu që mekte tironsit dhe vdiq nga uria/ Historia e trishtë e Sefer Dajës rrëfyer nga Bujar Kapexhiu (Video)
Pas librit “Seferi i Tironës”, artisti dhe autori Bujar Kapexhiu po vjen me një botim të ri mbi historinë e trishtë e personazhit urban të Tiranës gjatë periudhës së komunizmit. Kapexhiu po përgatit një libër me humor në vargje kushtuar bejtexhiut fatkeq të Tiranës, njeriut që i bënte të gjithë të qeshnin, ndërsa vetë shuhej në varfëri. Libri sjell të gjitha bejtet e Seferit të ruajtura në formën e tyre origjinale, të ndërthurura me poezinë e autorit. “Fillimisht është poezia ime që tregon ngjarjet, dhe në fund të vargjeve të mia vjen Seferi me katër vargje”, shprehet Kapexhiu. Sefer Daja, bejtexhiu i Tironës, njihet si një nga figurat më tragjike të qytetit. “Thuhet se mund të ketë qenë ndër të vetmit persona në Tiranë, apo...
Burimi:
kultplus.com