Bëhen bashkë Opera, Baleti dhe Ansambli “Shota”, MKRS themelon institucion të përbashkët
Ministria e Kulturës ka nisur procedurat për themelimin e institucionit të përbashkët të Operës, Baletit dhe Ansamblit Kombëtar “Shota”, siç parashihet me Ligjin për Artin dhe Kulturën. Procesi fillon me hartimin e draft-statutit të institucionit të ri. Institucioni i ri parashihet të vendoset në objektin e Operës dhe Baletit, i cili planifikohet të ndërtohet prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, procesi i projektimit të këtij objekti është drejt përfundimit. “Ne kemi nënshkruar kontratën për projektin ideor dhe kryesor të Teatrit të Operas dhe Baletit në muajin shkurt të vitit të kaluar dhe sot kur po flasim ne jemi veçse në fund të punës së studiove projektuese për dorëzimin e këtij projekti që do të kushtoj afër 2.5...
Burimi:
kultplus.com