Banuesi, strehatari, banestari

Banuesi, strehatari, banestari

(Ese për ontologjinë e banimit) Nga Ismail Syla  Në rrafshgjuhësor, folja banoj duket veprim konkrete – të jetosh diku, të kesh strehë. Por në thelb, ajo është thellësisht abstrakte, sepse, nuk tregon çfarë bën, por si je, nuk përshkruan një akt momental, por një vazhdimësi ekzistence. Nuk ka objekt të drejtpërdrejtë (si ndërtoj diçka, marr diçka), ajo ka hapësirë, jo send. Banoj është folje pa kulm: nuk mbaron, nuk kryhet, nuk përfundon. Ajo është gjendje e zgjatur e qenies. Në këtë kuptim, është më afër me foljen jam, mbetem, qëndroj se me kuptimet e foljeve: fle, hyj marr me qira Pra, abstraksioni i saj është ontologjik, jo konceptual. Për rrënjën e foljes banoj dhe të emrit banim gjuhëtarët shqiptarë pajtohen me konceptin e albanologut Gustav Mayeri, sipas të cilit kjo fjalë prejardhjen e ka nga kasollja e vogël e barinjve në male, tëbani, bani, banishtja. Ky përfundim mjafton për t’u përshëndetur...