Bajram Begaj kujton Ismail Qemalin: Ai e bëri realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve

Bajram Begaj kujton Ismail Qemalin: Ai e bëri realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nderoi sot themeluesin e shtetit shqiptar dhe prijësin e Pavarësisë, Ismail Qemalin në 182-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, Begaj bëri thirrje për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në finalizimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se ky objektiv përbën vijimësinë e natyrshme të vizionit shtetformues të Ismail Qemalit. “Sot, në ditëlindjen e tij, nderojmë themeluesin e shtetit shqiptar, burrin vizionar që bëri realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi në trojet e të parëve”, u shpreh Begaj. “Aspirata e Ismail Qemalit dhe e etërve themelues për një Shqipëri evropiane mbetet edhe sot e vetmja strategji kombëtare, i vetmi qëllim, realizimi i të cilit duhet të përbashkojë të gjithë shqiptarët, pa asnjë dallim”,...