Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Azem Shkreli: Miq, një ditë do t’varem n’vargun tim
Janë diku do kroje ku rishtas na prarohet fjala,Një zjarr i fjetur që ndizet e shuhet diku në neDhe një gur, fron heshtje, mbi t’cilin u thehet valaDuhive t’kuqe dhe rriten fëmijët që s’kanë për t’le. N’at fron gjeniu që s’flet as nuk përgjegjetNgrihet Mbinjeriu apo na zënë myk ndërgjegjet? E ato kroje t’cemta t’gjakut janë t’shejta, thonëN’pasqyrë të tyre s’guxojmë ta shohim vetëvetenNëse fjala, e ndyrë nga ëndjet, na bëhet kumbonëE shurdhët e n’te veç emrat dhe gishtat na mbeten. Kë do ta ngrohi ai zjarr i fjetur diku në ne:Ata që vdiqën apo fëmijët që s’kanë për t’le? E ato duhi t’marra turren furishëm dhe ndalenNdërsa çakajt e mërisë në ne zënë për t’u ngrënë;Ne, t’mëllefur, njëri tjetrin shtyjmë si vala valën:Dukemi pak...