Azem Shkreli: Kashelashe për atdheun
Atdheu është dheu i birit e i atit e i shpirtit të shenjtë Në vargun me krushq atdheu është krushku i parëNë të tëra meshat shenjte ai është MeshariNë kulm e në flamur është kumti e kremtjaNë kokën rënduar në mendime ai është mendimi Është një krahë shqipe këtej, një andej kufiritËshtë flaka e Oso Kuka në kullën kallë të barotitËshtë ara shtatë vjet djerrë e gruaja djerrë e fara Në bukë e krypë e zemër atdheu është zemraNë të parën pushkë për ujk atdheu është krismaNë trupin tonë për vig atdheu është viguNë mishin tonë për krymb atdheu është ashti Atdheu është treni në binarin nëntë, buleta për nesër dhe trasta. ObserverKult —————————-Lexo edhe: ISA BOLETINI: “UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA”
Burimi:
kultplus.com