Azem Shkreli dhe Ali Podrimja dhe “ikjet” e tyre epike…

Azem Shkreli dhe Ali Podrimja dhe “ikjet” e tyre epike…

Nga: Flutura Açka Ishte maji i vitit 1997 kur të dy këta mjeshtra të poezisë së Kosovës i takova njëherësh në një tur poetik nëpër Zvicër. Atëherë vinte era luftë dhe ne ende nuk mund të hynim në Kosovë. Ishin njëherësh edhe ditët e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë dhe kishin ardhur edhe shkrimtarë nga Shqipëria. E vërteta është se kam bërë një tur të gjatë poetik me të dy nëpër kolonitë e vogla dhe klubet e shqiptarëve. Ka qenë një nga përvojat më të bukura të jetës sime ku muret e brishtë mes letërsisë dhe politikës, lirisë së ëndërruar dhe lirisë së penguar nga serbët, qenies larg në emigrim dhe pranisë në luftë për çlirimin e Kosovës, thuajse ishin shembur. Të gjithë përjetonim...