Autoportreti i dhimbjes dhe kujtesës së plagosur

Autoportreti i dhimbjes dhe kujtesës së plagosur

Vështrim mbi librin “Autoportreti në zall” të Xheladin Rexhepit Nga Zyrafete Shala Letërsia shqiptare e kultivuar përgjatë dekadave të fundit ka dëshmuar një angazhim të vazhdueshëm për të trajtuar përvojat kolektive dhe individuale të luftës në Kosovë, duke u bërë kështu një medium i rëndësishëm i artikulimit të kujtesës historike dhe të vetëdijes për të kaluarën e afërt. Me kalimin e viteve, ndërsa distanca kohore nga ngjarjet e luftës po rritet, këto vepra po fitojnë rëndësi gjithnjë e më të veçantë për rolin e tyre në ruajtjen e përjetimeve dhe bartjen te brezat e rinj, të atyre përvojave që kanë formësuar ndërgjegjen historike të shoqërisë sonë. Brenda këtij horizonti tematik letrar, së fundi ka zënë vend edhe përmbledhja me tregime “Autoportreti në zall” e autorit...