At Zef Pllumi: Italianët e kanë gabim, Dantja ka shkruar për shqiptarët!
Nga At Zef Pllumi Dantja ka shkru për ne shqiptarët. Italianët mendojnë se është shkru për vedin, por ne shqiptarët e dimë ma mirë se është shkru për ne. Dante është profet, sepse shkrimtartë e mëdhenj, poetët e mëdhenj janë profetët që do t’i prijnë një populli me dije me urti e me të tëra. Unë jam njeri nga ata, i cili kam pasë rrezikun me kalu në Ferrin e Dantes, jo pak por për 25 vjet. Dhe aty të gjithë sa ishim thoshim vargjet e Alighierit, jo vetëm ne që kishim një grimë shkollë, por edhe ata që s’kishin shkollë. Unë kam pasur atje dhe profesor Pashko Gjeçin se ai në atë kohë ishte më i madh se unë. E kishte kryer Universitetin. Pashko...
Burimi:
kultplus.com