At Gjergj Fishta apo Atë Gjergj Fishta- si duhet të shkruhet saktë?
Gjergj Fishta Shpeshherë ndihemi të pasigurt për formën e saktë drejtshkrimore të këtij titulli: me “ë” apo pa “ë” fundore; “At” apo “Atë”? “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” dhe “Gramatika e gjuhës shqipe” na kanë dhënë përgjigjet e shumë pikëpyetjeve që ne, si përdorues të gjuhës standarde shqipe, na lindin çdo ditë. Duhet të dimë se kemi të bëjmë me dy fjalë të ndryshme AT dhe ATË, pra, që kanë edhe kuptime të ndryshme: a) AT, -I, shumësi: ATLLARË. Kalë shale. At i zi (i kuq). Shaloj atin. I hipi atit. Kjo fjalë ka fituar edhe një kuptim të figurshëm: “Njeri i fuqishëm e i shkathët, njeri i zoti.” Kjo fjalë është huazim nga turqishtja. b) ATË – ATI, shumësi ETËR. 1. Prindi mashkull kundrejt fëmijëve...
Burimi:
kultplus.com