Arti Lushi: Një shëtitje me Virgil van Dijk
Kjo ndërtesë që po shehDikur ka qenë një spital ushtarak. Mjekët dhe infermieret më të zotëPunonin këtu.Po këtu vinin të faleshin gjithë shpirtratMë të shkëlqyer të kohës.Ishte, si me thënë, njëfarë Hadi dhe Purgatori,I pajisur me NIPT, numër fix dhe fax.Edhe sanitaret dëgjonin muzikë të vërtetëDhe i piqnin ftonjtë mbi furnelaMe pak pluhur kanelle përmbi. Tani, kjo ngrehinë, është një call center. ObserverKult Lexo edhe: Arti Lushi: Rrëfenjë në kundër-kohë
Burimi:
kultplus.com