Arti hap Vilën 31/ Instalacione dhe kujtesë historike, vila e famshme e komunizmit hapet për publikun

Arti hap Vilën 31/ Instalacione dhe kujtesë historike, vila e famshme e komunizmit hapet për publikun

Kjo tryezë e shtruar fton publikun në Vilën 31, jo për të darkuar, por për të udhëtuar në të shkuarën e errët që mbart kjo godinë. Projekti i artistit vizual Kemil Bekteši “Si të tresësh sekrete” vjen në formën e një libri gatimi, që në vend të shpjegojë si përgatitet një pjatë, zbulon dëshmi personale për mënyrën si ushqeheshin shqiptarët gjatë komunizmit. Autori bazohet në ngjarjen e shkatërrimit dosjesh sekrete që i përkisnin Ministrisë së Punëve të Brendshme, me qëllim eliminimin e provave të krimeve të diktaturës. “Ata përdorën brumatriçe për të shkatërruar dosjet. Duke ndjekur të njëjtin parim çdo recetë e përfshirë në librin e gatimit shoqërohet me një objekt skulpturor të realizuar nga letër e ricikluar”, u shpreh artisti vizual Kemil Bekteši. Në...