Arti hap Vilën 31/ Instalacione dhe kujtesë historike, godina e famshme e komunizmit mirëpret publikun pas incidentit gjatë protestës së opozitës
Skena e flakëve që përfshinë vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha nga molotovët e protestuesve të opozitës mbetet një kujtim i hidhur për artistët që ndodheshin në godinë rreth një muaj më pas. “Ishte një moment i vështirë, por e kaluam të gjithë bashkë”, u shpreh artistja polake Agnieszka Mastalerz. Objekti u pastrua dhe sot mirëpriti vizitorët që u panë nga afër punimet e shtatë artistëve që kanë qëndruar dhe krijuar në Vilën 31 tre muajt e fundit. Projekti i artistit vizual Kemil Bekteši “Si të tresësh sekrete” vjen në formën e një libri gatimi, që në vend të shpjegojë si përgatitet një pjatë, zbulon dëshmi personale për mënyrën si ushqeheshin shqiptarët gjatë komunizmit. Autori bazohet në ngjarjen e shkatërrimit dosjesh sekrete që i përkisnin Ministrisë...
Burimi:
top-channel.tv