Arshi Pipa: Kritika asht shêji i mendjes së pjekun
Nga Arshi Pipa N’art e ndër letra, në shkencë e në filosofi, e deri në fé, kritíka asht baza e çdo ndërtimi të sigurtë.Kritika asht shêji i mendjes së pjekun. Derisa mendja nuk kthehet me rishikue atê çka ka bâ, tue e vlerësue, ajo asht ende fëminore. Ajo mund të prodhojë vepra madhështore, kur intuita e përpjek me burimin e jetës. Kështu lindë poezija. E sigurisht poezija e madhe flet vetë, tue u-kumtue imtaz ndër zemrat e atyne qi e ndijnë: spjegon arsyen e qenjes së vet me vetë qenjen e vet.Po atherë çka duhet kritika? Të marrim nji njerí qi ndërton. Ky njeri mund të jetë artist i lindun e atherë vepra e tij del vetvetiu e bukur. Po të mos jetë mjeshtër i...
Burimi:
kultplus.com