Arkiva e Radio Televizionit Shqiptar tani më pranë publikut, hapet në YouTube kanali “RTSH Arkiv”

Arkiva e Radio Televizionit Shqiptar tani më pranë publikut, hapet në YouTube kanali “RTSH Arkiv”

Radio Televizioni Shqiptar ka hapur kanalin e ri zyrtar në Youtube, “RTSH Arkiv”, një hap i rëndësishëm për të sjellë më pranë publikut shqiptar pasurinë e jashtëzakonshme të arkivit audioviziv. Në këtë kanal në Youtube do të transmetohen vazhdimisht filma shqiptarë, telekomedi, skeçe humoristike, spektakle, dokumentarë dhe emisione historike, të cilat për dekada kanë qenë pjesë e memories artistike dhe kulturore të vendit. “Përmes këtij kanali të dedikuar në Youtube, Radio Televizioni Shqiptar vendos t’u ofrojë qytetarëve shqiptarë falas arkivën historike të RTSH-së, duke përmbushur edhe misionin që ka një transmetues publik”, deklaroi Valdi Gjini, Drejtor i Departamentit të Komunikimit në Web dhe Rrjete Sociale, RTSH. Përmes kanalit RTSH Arkiv në Youtube, publiku do të ketë mundësinë të zbulojë materiale të rralla që nuk janë transmetuar...