Arkeologët gjejnë varre 2000-vjeçare në vendin ku do ndërtohej spitali
Arkeologët që po kryenin një studim rutinë para nisjes së ndërtimit të një spitali në qytetin rumun Constanta kanë bërë një zbulim të madh, varre nga epoka romake. Në total, ekipi gjeti 34 varre, disa prej të cilave në katakombe me më shumë se një varrim. Bashkë me varret, u zbuluan edhe objekte funerare si bizhuteri, enë qelqi, monedha dhe një sasi e konsiderueshme amfora afrikane, sipas njoftimit të përkthyer të Muzeumi i Historisë dhe Arkeologjisë Kombëtare të Konstancës. Qyteti i Konstancës, i njohur dikur si Tomis dhe pjesë e Scythia Minor romake pranë Detit të Zi, përmban Nekropolin e Tomisit të Lashtë, i cili shtrihet deri në zonën ku do të ndërtohej spitali. Katakombet, që zbuluan arkeologët, janë më të mëdha se sa besohej...
Burimi:
syri.net