Ardiana Thaçi: Mëkat i dashnisë

Ardiana Thaçi: Mëkat i dashnisë

O Holy Grail, kam mëkatue,
përkulë jam n’pluhën t’kambëve t’tuja,
me m’i hjek barrët e fajit qi m’randojnë.
Ma merr frymën,
se e pastër s’asht ma.
O Holy Grail, kam mëkatue.Kam folë kur duhej me heshtë,
kam zhveshë shpirtin deri n’palcë,
kam kallxue dashninë,
faj i randë,
qi s’e mohoj e s’e heq.
O Holy Grail, kam dashunue.S’më fal dot?
A s’ke za, a veç hesht?
Atëherë, n’errësinë teme,
do t’i bie derës së nji feje tjetër. O Imzot, kam dashtë,
e për kët faj
kamxhikun
e pres sot, pa za. O Allah,
n’gjynah kam hy,
kam dashtë, kam folë, kam kajt.
O Allah,
a s’po m’fal? O Adonai,
n’fjalë t’vjetra t’Ligjit po t’thërras,
emnin ta mbaj n’frikë e n’heshtje.
Fajin e njoh,
po shëlbimi m’rri larg. O Buddha,
n’heshtje po t’kërkoj,
jo falje, po shuejtje.Nëse dhimbja asht veç mendim,
pse m’djeg kaq fort? O Krishna, o Shiva,
n’nji rreth pa fund jam...