Apollonia e Ilirisë zbulohet sërish/ Libri i arkeologut që zbulon të dhëna të reja mbi themelimin e qytetit antik
Përtej monumenteve dhe artefakteve që pasqyrojnë një metropol të lashtësisë si Apollonia, ky i fundit “fsheh” nën tokë të dhëna që detyrojnë studiuesit ta rishkruajnë historinë e tij. I tillë është libri i fundit i arkeologut Bashkim Vrekaj, një punim shkencor që vulos me prova dhe të dhëna historike çështje të debatuara si themelimi i qytetit, sistemi shoqëror dhe politik. I përshkruar me detaje, libri mbi Apolloninë e Ilirisë është si një kthim pas në kohë, mbi 2000 vjet më parë, kur lulëzoi një nga qytetet më të mëdha të rajonit që arkeologët e krahasojnë me Pompein e Romës. I rekomanduar zyrtarisht nga Ministria e Arsimit për sistemin parauniversitar, “Historia e Apollonisë së Ilirisë” nga Bashkim Vrekaj ishte objekt i një diskutimi mes arkeologësh dhe...
Burimi:
kultplus.com