Anila Varfi: Njerëz që lakmojnë veç çka asht e tjetrit…
Nga Anila Varfi Kam taku frymorë që nuk i tremben ferrit e parajsën s’e rrokin dot. Kam njohur edhe nga ata/ato që e përdorin Zotin për çdo gja që nuk u përshtatet, duke tundë gishtin “jam me Zotin”. E mandej ky soj, e gëlltit Zotin kur nuk i hyn në punë! Kam dëgju edhe për atë takëm njerëzish që e ngopin idiotësinë me zilinë që mbajnë barqeve. Sytë nuk u ngopen kurrë me atë çka asht e tyrja, por lakmojnë veç çka asht e tjetrit. Trashëgojnë llafazanërinë si atavizëm të gjenit. Djallëzinë e kanë tipar të shkarravitur nëpër surretër të mpiksur. Mburrjen handikapate e kanë aq të fryrë, sa edhe hundët u lastaren si tranguj. Unin e kalbun deri në rranjë e hedhin si farë...
Burimi:
kultplus.com