Angela Kosta dhe Chanel Bashhysa, fituese të Çmimit Ndërkombëtar “Divinamente Donna”
Më 12 mars 2026, në orën 10:00 të mëngjesit, në sallën prestigjioze Sala Zuccari të Senatit të Republikës Italiane, u zhvillua edicioni i tretë i Çmimit Ndërkombëtar për Ekselencë “Divinamente Donna”, i promovuar nga Shoqata VerbumlandiArt Aps.Midis figurave të spikatura femërore nga fusha të ndryshme të: dijes, artit, letërsisë, kulturës, gazetarisë, biznesit, shoqërisë bashkëkohore, etjer, Çmimi Ndërkombëtar i Ekselencës për Kulturën iu akordua edhe promovueses së njohur ndërkombëtare, përkthyeses dhe shkrimtares Angela Kosta me motivimin:“Për vlerën e lartë të angazhimit kulturor dhe letrar, e aftë të ndërtojë ura midis popujve, gjuhëve dhe ndjeshmërive të ndryshme, në shenjë të dialogut dhe paqes…Poete, shkrimtare, gazetare dhe promovuese e palodhur kulturore, Angela Kosta ka ditur t’i japë fjalës një dimension ndërkombëtar, duke e shndërruar atë në një mjet...
Burimi:
kultplus.com