Andrea Bocelli reagon ndaj deklaratës ofenduese të aktorit të njohur: Do të doja ta ftoja në një nga koncertet e mia
Tenori i njohur italian, Andrea Bocelli, ka reaguar pas komenteve të aktorit Timothée Chalamet lidhur me operën dhe baletin, duke thënë se shpreson që një ditë aktori të ndryshojë mendim për këto forma arti. Në një intervistë ekskluzive për People, Bocelli u shpreh se u surprizua kur dëgjoi se Chalamet kishte bërë një koment kritik për operën dhe baletin gjatë një aktiviteti në shkurt, ku aktori i përshkroi këto arte si forma për të cilat “askush nuk interesohet”. Sipas këngëtarit italian, shpesh njerëzit mbajnë distancë nga gjërat që nuk i kanë përjetuar ende. “Besoj se shpesh priremi të qëndrojmë larg nga ajo që nuk e kemi njohur vërtet. Opera dhe baleti janë forma arti që kanë kaluar shekuj dhe vazhdojnë të flasin me zemrën e...
Burimi:
kultplus.com