Burimi:
top-channel.tv

Foto © top-channel.tv
Alketa Gashi sjell “Klithmat” e fëmijëve të gjymtuar nga serbët në Luftën e Kosovës
Shkrimtarja Alketa Gashi Fazliu sjell në sipar të vitit të ri 2026 librin e ri me rrëfime tronditëse: “Klithma”. Autorja mbetet konsistente e temave të rrëfimeve të viktimave në Luftën e Kosovës, duke sjellë dëshmi dhe prova të fuqishme dëshmimi të gjenocidit dhe masakrave shtetërore të Serbisë së Millosheviçit. Më herët ajo tërhoqi vëmendjen e lexuesve masivë me librin me rrëfime të nënave të Kosovës, të cilat mbetën në dhimbjen e humbjes së bijve dhe bijave të tyre në luftën për çlirimin e Kosovës. Libri pararendës “Ato gdhendin dhimbjen” shënoi rekord leximesh dhe shitjesh në hapësirën shqiptare dhe më së shumti në diasporë. Ndërsa libri i ri “Klithma” është një prurje unike pasi, sikundër paralajmëron autorja në një shënim njoftues për botimin e ri: “Klithma”...








