Alis triumfon në Fest 64, “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

Alis triumfon në Fest 64, “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

Alis është fituesi i Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH. Në vendin e dytë u rendit Inis Neziri me “Ta Kam Fal”, ndërsa çmimin e tretë e fitoi Sheila me “Zemra e Tokës”. Shkodra ka dhuruar sërish një yll të muzikës shqiptare. Këngëtari Alis triumfoi në Festivalin e 64-të të Këngës në RTSH me këngën “Nân”, duke siguruar të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2026, që do të mbahet në Vjenë, Austri. Interpretimi i tij u vlerësua për fuqinë vokale, origjinalitetin artistik dhe mesazhin universal të dashurisë, duke emocionuar publikun dhe jurinë njësoj. Momenti kulmor i natës finale u shënua nga ovacionet e gjata dhe duartrokitjet e zjarrta, ndërsa Alis shpërtheu në lot kur mori trofeun nga kryetari i jurisë, tenori Ramë...