Alis rrëfehet për këngën “Nan” dhe ankthin e Eurovizionit
Në një rrëfim sa profesional aq edhe njerëzor, përfaqësuesi i këtij viti i Shqipërisë në Eurovizion, Alis, ishte i ftuar në emisionin “Në Radio” me Andri Xhahun në Radio Tirana. Mes emocionesh të forta dhe detajeve të pathëna më parë, Alis ndau me dëgjuesit magjinë e një periudhe që ai e cilëson si më të bukurën e jetës së tij, duke na zbuluar prapaskenat e takimeve me fansat nëpër Evropë dhe përgatitjet për skenën e madhe në Austri. I gjendur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, Alis pranon se ritmi është i ethshëm, por çdo sekondë vlen. “Është një periudhë shumë e ngarkuar, por sinqerisht është ngarkesa më e bukur që mund të ketë një artist”, u shpreh ai. Duke shijuar çdo dinamikë që përditshmëria e...
Burimi:
kultplus.com