Alis, fituesi i Festivalit të Këngës: Eurovizioni, ëndrra e bërë realitet

Alis, fituesi i Festivalit të Këngës: Eurovizioni, ëndrra e bërë realitet

Me këngën “Nan”, të Alis Kallaçit, Shqipëria do të marrë pjesë në Eurovizion 2026, i cili do të mbahet në Vjenë të Austrisë. Këngëtari ishte i ftuar në nisje të sezonit të ri të Podkastit “Flasim”, me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Alis tregoi se momenti kur kishte kuptuar se duhej të vazhdonte rrugën e muzikës, ishte kur kishte fituar spektaklin e talenteve “X Factor”. “Aty ishte konfirmimi që unë ta nis seriozisht. Unë isha i ndrojtur kisha problem të këndoja dhe në “X Factor”, ishte pjesa që unë ndërrova lëkurë komplet dhe thashë shyqyr më erdhi momenti që të bëj atë që unë dashuroj pa frikë dhe këtë e quaj fitore prej “X Factor”, tha ai. Ai vlerësoi gjithashtu edhe këngët e tjera në Festivalin...