Aleksandër Moisiu e kuptoi popullin e tij të vuajtur… si askush tjetër!
Moisiu i dhuroi skenës temperamentin kolerik shqiptar, butësinë mesdhetare italiane dhe logjikën e ftohtë gjermane. “Shqiptar, italian, gjerman, evropian – qytetar i botës”, shkruan për të kritiku i teatrit Rudiger Schaper. Por, mbi të gjitha te Moisiu ringjallet tragjikja që mbizotëron mbi sublimen. Nga Dorian Koçi Fjalët që shprehin koncepte të mëdha, shpeshherë duken sikur vijnë nga një origjinë hyjnore, por në fakt ato reflektojnë një parim të njohur të semantikës, të identifikimit të koncepteve me sendet që i kanë përfaqësuar. Kështu për shembull, pak kush mund t’i vejë mendja apo t’i kujtohet nëse ka lexuar diku se fjala tragjedi kaq e nevojshme për të kuptuar dhimbjen, vuajtjen dhe katarsisin njerëzor, të ketë në qendër të saj dhuratën që i jepej fituesit në lojërat e...
Burimi:
kultplus.com