Albert Vataj: Nanë, ma mbyll derën se paskam t’ftohtë!
HIJA E NANËS nga Albert Vataj Fus veç kryet, sa herë ia hap derën e dhomës. E gjej gjithmonë të mbështetun mbi kandin e ndejëses, që asht nga të paktat gjana të mbetuna prej kohikjes nga Shkodra.– Hë, nanë?Rrin e ndeme në ajrin e ngjeshun të kësaj distance shkëmbimi mes vetjesh tona kjo thirrmë jehuese. S’harroj me e pyetë: «Si je? A ndihesh ma mirë?», dhe ashtu, tue marrë derën prej vedit, iki. Kthehem sërisht, e ajo më pret në po të njajtin vend. E njajta çehre, e shterun, por e hijeshueme prej nji drite që vezullin gjithëherë, si natën, njashtu edhe ditën. Më sheh. E shoh. Shkëmbejmë të njajtat fjalë e marrim të njajtat përgjegje, pa lypë tjera. Nji ditë dera nuk u hap....
Burimi:
kultplus.com