Akuza për shfrytëzim të punëtorëve në fabrikën kineze që prodhon lodrat Labubu
Një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e punëtorëve ka ngritur akuza serioze për shfrytëzim të fuqisë punëtore në zinxhirin e furnizimit të lodrave Labubu, produkti viral që pushtoi tregjet globale vitin e kaluar dhe që pritet të vijojë rritjen edhe në 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga China Labor Watch (CLW), një OJQ me seli në Nju Jork, një nga furnitorët e kompanisë kineze të lodrave Pop Mart ka shkelur në mënyrë sistematike të drejtat e punëtorëve. Bëhet fjalë për fabrikën Shunjia Toys në provincën Jiangxi, në juglindje të Kinës, raporton The Guardian. Punëtorë të mitur dhe kontrata bosh Hetimi tre-mujor i CLW në vitin 2025 përfshiu intervista me mbi 50 punëtorë, përfshirë tre të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeç. Edhe pse...
Burimi:
syri.net