Akademia e Shkencave e Kosovës: Ja pse nuk pranuam të jemi pjesë e hartimit të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe
Akademia e Shkencave e Kosovës, nuk është bërë pjesë e projektit për Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe. Akademikët nga Kosova thonë se pa përcaktimin e parimeve të punës dhe zgjidhjes së dilemave, kryesisht për çështjen e leksikut, nuk kanë pranuar të marrin pjesë. Nga ana tjetër, sipas Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ftesa për pjesëmarrje në hartimin e Fjalorit iu drejtua të gjithë specialistëve, por pranuan vetëm anëtarët e Institutit Albanologjik të Prishtinës. 250 mijë kuptime kanë mbi 105 mijë fjalët e përfshira në Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe. Krahas fjalorëve të marrë si burime, janë përdorur edhe veprat e shkrimtarëve që kanë pasuruar shqipen. “U fut në sistem e gjithë vepra e Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit, Fatos Arapit, Rexhep Qosjes, Sabri Hamitit,...
Burimi:
kultplus.com