Ajne Ibërhysaj: Hije në valë

Ajne Ibërhysaj: Hije në valë

Në buzë të liqenit,era e ftohtë më ledhaton fytyrënsi një dorë e padukshme e kujtimeve të harruara. Imazhi një hije në valë,rrëshqet lehtas në mendimet e mia,si vala që puth bregundhe tretet në kthimin e saj të pafund. Në rrënjë të një pritjeje që lëshon zë,në thellësinë e një oqeani të brendshëm,ku vitet e humbura bëhen urëdhe kujtimet, mjegull e heshtur mbi ujë. Ishte kjo një lojë e fatit,apo një ndodhi e çastit?Valët bartin fjalët që s’t’i thashë dot,mbajnë sekretet e kohëssi rëra që s’mban asgjë,si hapat që shuhen në breg me valët. Si petale luleve të thara mbi trupin e erës,thellësia e kujtimeve shpaloset ngadalë,si drita që ndrinë mbi qerpikun e mallitNjë gjurmë mbetet në errësirë,Ashtu si një sy që kërkon një tjetër symes...