Ahmet Selmani: Katarza e Napoleon Zervës

Ahmet Selmani: Katarza e Napoleon Zervës

(ose emërtimi në formë bajonete) Më 10 dhjetor të vitit 1957, gjenerali grek Napoleon Zerva, e ndjeu thellë fundin e jetës së tij, ndaj e zgjati shikimin drejt të afërmeve që i qëndronin pranë dhe u tha fare qetë:“Tani po vdes i qetë, sepse bëra atë që desha. Pas vetes lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha; britma fëmijësh, nuse dhe gra të zhveshura që futeshin në furrat e ndezura për të mos pjellë më shqiptarë… burra të varur e të shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq gjithë shpirtërat helenë!”.Pastaj, sa çel e mbyll sytë, e pllakosi një heshtje e plumbtë duke mos i shqitur sytë nga njerëzit që e rrethonin mbanë....