Ah, ata sy të paharruar… kë po e shikojnë tani?

Ah, ata sy të paharruar… kë po e shikojnë tani?

Nga Ivan Turgeniev …Mendoj për ty… shumë kujtime dhe imazhe më dalin para syve, dhe në të gjithat je ti, në të gjitha rrugët e jetës sime të takojë ty… …Muret e holla, dhomat e ngushta na ndajnë nga e tëra bota… Jemi të vetëm, të vetëm në këtë botë, përveç nesh nuk ekziston asgjë e gjallë; pas këtyre mureve gjendet errësira, shkretërira dhe vdekja… Te ne mbizotëron heshtja dhe drita, ngrohtësia dhe lumturia, diçka e gëzuar, diçka e pafajshme fëmijërore, fluturat rrotullohen nëpër barkun tonë, jemi të përqafuar, dhe po lexojmë një libër; të ndjejë si merr frymë, të njëjtën e ndjen edhe ti, më përgjigjesh në pyetje me vetëm me lëvizje koke, pa fjalë- hesht… Mendimet tua dhe të mia janë krahët e...