Agron Tufa: Penelopa
Agron Tufa: Penelopa - ObserverKult Qe nisë Odiseu sërish në luftën e huaj. Çdo krye njëzet vjetësh, dihet, ai do të kthehet. Në mënyra të ndryshme. Mbamendja më e freskët është, pothuaj gjithmonë, hera e fundit… Dhe të fundit herë në kujtesën e gjindjes kthimi i Odiseu në ishull është ngulitur, përfundimisht, mbi një gomone klandestinësh. Themi kthimi i fundit, përderisa memoria e Itakës, nuk regjistroi më pas atij kthimi, ndonjë nisje të sërishme të djalit të vetëm të Laertit.Gomonen thonë një palë, Odiseu e pati rrëmbyer me nxit nga një anije e kontabandistësh, kur mbi të hapën zjarr në det të hapur ca piratë somalezë.Anija, kuptohet, mbeti pre tok me trafikantët e paguximshëm dhe me mallrat e ndaluara në hambar. Odiseu me tre shokët...
Burimi:
kultplus.com