Agron Gërguri: Teatri si gardian që ruan frymën njerëzore

Agron Gërguri: Teatri si gardian që ruan frymën njerëzore

27 Mars, Dita Botërore e TeatritNga: Agron GërguriTeatri është para një sfide vendimtare për të shpëtuar artin dhe brenda artit njeriun. Në betejën me frekuenca të padukshme të cilat po e digjitalizojnë pamëshirshëm ndjenjën, emocionin derisa të folmes po i marrin ngjyrën, Teatri ngulmon të mbetet i dukshëm dhe konkret, i gjallë dhe i menjëhershëm siç është që nga lindja. Si i tillë i pandryshueshëm në të ndryshmen e tij mbetet gardian i frymës njerëzore, me aromën e djersës së aktorit që pikon në dërrasat që janë jetë gjithnjë në kërkim të vërtetës derisa shprehja bëhet pasqyrë ku të tjerët e shohin veten edhe pse nuk janë aty. Pra, Aktori mbetet shprehësi themeltar i Teatrit me ndjenjën, emocionin, përjetimin, figurën, zërin derisa ehoja e intonimit të bëhet jehonë kumbuese...