Agim Vinca: Danse Macabre
(Epitaf për të rënët në Tivar) Toka poshtë. Qielli lart.Deti në mes.Dhe ne që vemë një kurorë luleshte kjo godinë e vjetër, e gurtëme emrin Monopol!Lule të kuqe, lule të bardhatë freskëta si gjaku, si shpresa.Ende vret njerëz në botë Urrejtjame tyta, thika, granata, helm e kokardaMijëra e miliarda…Njeriu vret!Jemi në Tivar Breg,Ulqinakë, anamalas, kranjanë, shestanaskosovarë, tiranas, shkupjanë, lumjanëmiq e shokë nga Drenica, Karadaku,Dukagjini, TropojaKëtu tek u bë ploja.Binin si kallinj trupat e gjallë,klithnin, çmendeshin, rënkonin,kërkonin një pikë ujë para se të vdisnin!Xhelatët shtinin pa pushimmbi banditët shiftarënga të gjitha anët, me të gjitha armëtdhe këndonin këngë për lirinë.Madhëronin luftën, fitoren, Mareshalindhe deheshin me gjak e shlivovicë!Në këtë danse macabreGjashtëdhjetë e tetë vjet më parë!E në Tivar Nalt nuk ra kambana për mortArqipeshkvi Guilielm Adam...
Burimi:
kultplus.com