Agim Baçi: Si është e mundur që ti qesh, je i gëzuar, kur nuk ke paratë që kam unë?
Nga Agim Baçi “Si është e mundur që ti qesh, je i gëzuar, kur nuk ke paratë që kam unë?”. Kështu më pyeti shumë vite më parë një njeri i pasur, me të cilin isha bashkuar në ëndrrën e tij për të ndërtuar një televizion. Pyetja e tij ishte sa për të qeshur, aq edhe për t’u menduar gjatë. Megjithatë, në atë kohë, isha i ri, dhe pyetja e tij vetëm më bënte të qeshja. Mbaj mend se i thashë, “Në Tiranë ka shumë njerëz që nuk duan as t’i kenë paratë e tua, e jo më të shqetësohen që nuk i kanë. Ka shumë nga ata që janë të lumtur duke pasur një familje të mirë, miq të mirë, të jenë të qetë dhe...
Burimi:
kultplus.com